14:51 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Dështimi i Reformës Zgjedhore irriton të vegjlit, padi në Kushtetuese

10:32 | 15/12/2016
në Politikë
0
Dështimi i Reformës Zgjedhore irriton të vegjlit, padi në Kushtetuese

Dështimi i reformës zgjedhore nga dy partitë e mëdha në vend ka irrituar partitë e vogla në vend, të cilat kanë vendosur ta ccojnë padinë për Kodin Zgjedhor në Gjykatën Kushtetuese. Siaps tyre 24 nene të Kodit Zgjedhor biejnë ndesh me kushtetutën e vendit.

Përpara se të niste diskutimi për reformën zgjedhore partitë e vogla kishin hartuar një listë me kërkesa, të cilat mbetën pa u shqyrtuar. Prej kohësh partite e vogla kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe ne fenomenin e shitblerjes së votive.

Në kuadër të kësaj kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka ftuar me anë të një letre të gjitha partitë si: Libra, Sfida dhe AKZ, për t’u bërë bashkë në mënyrë që të mos përsëritet fenomeni i shit-blerjes së votës në zgjedhjet e vitit 2017.

“Ka ardhur koha që të ndalojmë njëherë e mirë këtë fenomen. Le të marrim shembull nga Maqedonia fqinje, ku shitja e votës përbën vepër penale dhe dënohet me së paku 5 vjet burg. Mendoj se edhe në Shqipëri duhet të ashpërsojmë masat ndëshkuese për këdo që shet dhe blen vota. Aktualisht masat që parashikohen në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal janë të pamjaftueshme dhe siç e kemi vënë re shpesh, njerëzit e përfshirë në shit-blerje votash kanë shpëtuar me ndëshkime qesharake”, shkruan Duka në letrën e tij.

Më pas kreu i PAA shton se: “Si Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste propozoj të ndërmarrim iniciativën për të bërë të gjitha ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal, në mënyrë që prej zgjedhjeve të ardhshme të mos kemi deputetë që nuk përfaqësojnë realisht vullnetin e qytetarëve. Nga ana tjetër, përveç ndryshimeve ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të intensifikojë një fushatë kombëtare kundër shit-blerjes së votës. Për këtë është i domosdoshëm kontributi i mediave dhe shoqërisë civile. Çdo tentativë reformimi e sistemit zgjedhor duhet të nisë nga ky mëkat origjinal i shoqërisë sonë. Blerja dhe shitja e votës godasin themelet e lirisë dhe demokracisë”.

 

 

 

Etiketa: Kodi Zgjedhorpolitike
Pas

Deklarata e Lu, Manjani reagon nga Sllovenia: Të mos luhet “ping-pong”

Para

Erenestina Halili shkruan vargje për djalin e humbur

Para
Erenestina Halili shkruan vargje për djalin e humbur

Erenestina Halili shkruan vargje për djalin e humbur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Librazhd/Finalizohet operacioni policor i koduar “Partners in crime”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Blushi: 80 mln euro fatura nga zjarret. Rama vazhdon të vjedhë e grabisë, 17 kulla të reja në Tiranë

Mbyllen hetimet për dosjen “Meta”, SPAK nis njoftimin e të pandehurve

Mbahet sot faza e fundit për zgjedhjen e kreut të BKH, monitorohet dhe nga SHBA e BE

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Rrogozhinë, dy të huaj në gjendje kritike

Ina Zhupa viziton komisarin e lënduar nga zjarri në Delvinë: Mirënjohje për sakrificën, shteti ka detyrë ta vlerësoj me akte konkrete

Gjykata e Fierit cakton masën ‘arrest me burg’ për tre personat e përfshirë në vrasjen e Anesti Ramës

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, shoqërohet një i ri i dyshuar për krimin

SHBA, senatorët demokratë kërkojnë ndërprerjen e fondeve për GHF, të ashtuquajturës organizatë e ndihmës në Gaza

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.