Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë sot para mediave se në vend të institucioneve të reja që duhet të ishin krijuar, po duhet të diskutohet vetëm për emrin e Albulena Haxhiut si kandidate për kryetare kuvendi.
Bajrami tha se qytetarët që e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje duhet ta dinë se po shkohet drejt zgjedhjeve të reja për shkak se LVV nuk dëshiron ta konstituojë Kuvendin dhe duan zgjedhje të reja vetëm për ta bërë Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Po shkojmë në zgjedhje, jo se s’po pajtohemi ta adresojmë inflacionin, apo s’po pajtohemi për luftën e mafisë energjetike, por sepse partia fituese që I ka 48 vota e ka një problem.