10:12 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dështimi spektakolar i OFL-së/ Përflitet për pasuri miliona euroshe, ja çfarë i sekuestron Gjykata Durim Bamit

11:32 | 26/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksioni në Nikël/ Kontrolle dhe në banesën e Durim Bamit, personi që trazoi ujërat e politikës

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsonit ka vendosur që të sekuestrojë një automjet të blinduar të Durim Bamit, i cili ka qenë subjekt i ligjit special, i njohur ndryshe si OFL.

Vetë Bami kishte deklaruar pronësinë e një makine dhe një shtëpie, por kjo e fundit nuk mund të sekuestrohet sa kohë që shërben si strehë për familjarët e tij.

Pavarësisht se aludohet për pasuri që kapin shifra miliona eurosh, Policia nuk ka mundur që të zbulojë asgjë, përveç formularit që ka deklaruar vetë Bami.

Pikërisht kjo ishte një nga kritikat më të mëdha që iu bënë OFL-së nga juristë dhe  ekspertë të fushës, që policia duke qenë se nuk është gjykatë, nuk mund të marrë pjesë në hetime të thelluara, dhe iu lë liri personave të dyshuar që të plotësojnë çfarë të duan në formular.

Durim Bami njihet nga të gjithë si “i fortë” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare. Në 2015 Banit i kanë vënë ekspoliz në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime. Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.

Pas arrestimit ai tha se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafukën. Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes. Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENE-as në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Durim Bamidurim bami makine e blinduar
Pas

E FUNDIT/ Helmohet në shkollë nxënësja e klasës së 8-ë, niset me urgjencë drejt Tiranës (dyshime për të asfiksuar të tjerë)

Para

FOTOT: Zotëron 10 milionë dollarë pasuri, por këngëtari i famshën jeton ende në shtëpinë e prindërve

Para
FOTOT: Zotëron 10 milionë dollarë pasuri, por këngëtari i famshën jeton ende në shtëpinë e prindërve

FOTOT: Zotëron 10 milionë dollarë pasuri, por këngëtari i famshën jeton ende në shtëpinë e prindërve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

Iran: Funeral Shtetëror për 60 të Rënë, Mes Tyre Komandantë dhe Shkencëtarë Bërthamorë

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.