Austria ka fituar me rezultat 2-1 në miqësoren ndaj Gjermanisë edhe pse kampionët e botës në fuqi kaluan në avantazh të parët. Gjermanët arritën të mbajnë më shumë topin, por lojtarët austriak ishin ata që gjuajtën më shumë drejt portës kundërshtare.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Gjermanëve pas golit të Ozil porn ë pjesën e dytë Austria përmbysi gjithçka duke shënuar dy herë.
në minutat 53, përmes Hinteregger dhe 69 me anë të Schopf.
E vetmja gjë pozitive për Gjermaninë në këtë takim ishte rikthimi i Manuel Neuer nga lëndimi i gjatë dhe mundimshëm.
Gjermania do të luajë në një grup me Korenë Jugore, Meksikën dhe Suedinë në Rusia 2018.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post