Sfida midis Valencias dhe Barcelonës u mbyll me rezultatin final 2-1 diçka e cila I ka dëshpëruar tifozët e ekipit katalanas.
Valencia i mohoi Barcelonës titullin e dytë të këtij sezoni duke e mposhtur në një sfdë ku ky ekip shënoi vetëm një gol të shënuar nga Messi. i cili edhe njëherë e pati të pamundur të përmbyste rezultatin.
Ndërkohë “ËhoScored” pas ndeshjes publikoi notat e lojtarëve ku në sy bie vlerësimi maksimal për këtë futbollist.
Nga ana tjetër mbrëmjen e kaluar Bayern Munich ka fituar Kupën e Gjermanisë, DFB-Pokal.
Pas triumfit në kampionat, të besuarit e Niko Kovac fituan trofeun e dytë sezonal duke mposhtur Leipzigun në finale me rezultatin 3-0.
Robert Leëandoëski, i cili realizoi një supergol me kokë hapi serinë e golave në këtë ndeshje.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e lehtë të bavarezëve, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës shënoi Kingsley Coman (78’) dhe Leëandoëski (85’).
Kështu Bayern dominon sërish në Gjermani duke fituar dy trofetë më të rëndësishëm kombëtarë.