02:18 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

11:44 | 15/07/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës për herë të 47-të ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit sërish nuk mori mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 17 korrik në orën 11:00, raporton KosovaPress.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari sërish ftoi partitë politike për të propozuar emrat e kandidatëve për Komisionin Ad-hoc për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por as pas kësaj thirrje partitë e tjera në Kuvend nuk propozuan emrat, madje të njëjtat kërkuan që kryesuesi t’i kthehet rendit të ditës së dakorduar për votim  të hapur të zgjedhjes së të parës së Kuvendit.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ftoi kryesuesin t’i rikthehet kushtetutshmërisë në Kuvend, madje për disa sekonda ajo mbajti në dorë mbishkrime me këto kërkesa, pavarësisht ndaljes së mikrofonit nga kryesuesi Avni Dehari.

“PDK-ja iu fton që të respektoni betimin e dhënë të deputetit për rikthim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”, tha ajo.

Fjalën e mori edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, i cili tha se krijimi i unitetit politik është një domosdoshmëri për vendin dhe jo një utopi.

Mirëpo edhe atij iu ndal fjala nga kryesues i seancës, i cili kërkoi vetëm propozim të emrave për anëtarë të Komisionit.

“Për Kosovën krijimi i unitetit politik nuk është utopi por një domosdoshmëri për të adresuar rreziqet aktuale”, tha ai.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, sërish propozoi Albin Kurtin për anëtar të komisionit për zgjedhjen në formë të fshehtë të kryekuvendarit.

“Ne propozojmë nomadin Albin Kurti”, tha ajo.

Pro votimi të komisionit votuan vetëm 51 deputetë, ani pse në seancë ishin të pranishëm 105 të zgjedhur të popullit.

Pas

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Para

Kushtet e punës së gazetarëve, AMA dhe Inspektorati i Punës bëjnë bashkë përfaqësues të medieve dhe shoqërisë civile

Para
Kushtet e punës së gazetarëve, AMA dhe Inspektorati i Punës bëjnë bashkë përfaqësues të medieve dhe shoqërisë civile

Kushtet e punës së gazetarëve, AMA dhe Inspektorati i Punës bëjnë bashkë përfaqësues të medieve dhe shoqërisë civile

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.