02:49 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Dështon për herë të dytë arrestimi i biznesmenit, dyshime se aksioni u dekonspirua

17:33 | 12/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Dështon për herë të dytë arrestimi i biznesmenit, dyshime se aksioni u dekonspirua

Për herë të dytë brenda tri viteve dështon arrestimi i biznesmenit Bardhok Pllanaj. Pasi i shpëtoi aksionit të Policisë në Tiranë në vitin 2014, biznesmeni i dyshuar për trafik droge ka arritur t’u shpëtojë edhe një herë tjetër prangave të policisë.

Kjo ka ndodhur pak ditë më parë në kohën kur policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda vendosi në pranga katër anëtarë të dyshuar të grupit ku bënte pjesë edhe biznesmeni Pllanaj. Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masat e sigurisë burg pa afat për shtetasit Andrea (Renato) Çaushi, Andrea Mita, Kasem Piluri dhe Altin Rramolli.

Ata janë akuzuar për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve në bashkëpunim më shumë se një herë. Por ndërsa këta katër persona ranë në pranga, edhe pse me vështirësi, mendohet se Pllanaj së bashku me pesë persona të tjerë, që kanë qenë pjesë e grupit, kanë arritur të shpëtojnë. Prokuroria dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme kanë dyshime se aksioni është dekonspiruar, shkruan Panorama. 

Dyshimet janë se lajmi për arrestimet që ishin autorizuar nga gjykata, ka shkuar para se policia të vepronte në veshin e vetë biznesmenëve në kërkim apo tek të afërmit e tyre. Pllanaj i shpëtoi arrestimit edhe në ditët e para të tetorit 2014 pas një aksioni të antidrogës së Policisë së kryeqytetit. Forcat e Policisë ndaluan një makinë ku ndodhej edhe deputeti Frroku në zonën e Kamzës, me dyshimet se biznesmeni ndodhej në atë mjet. Por asnjëherë nuk u arrit të bëhej kontroll në makinën në fjalë dhe të konfirmohej nëse biznesmeni kishte qenë vërtet aty apo jo.

(M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: biznesmen
Pas

“Ditën e nisa me Joga,” modelja e Victoria Secret rrëfen detaje nga dasma

Para

Ambasada e SHBA: Ka përpjekje për të dobësuar Reformën në Drejtësi

Para
Lu garant pas gabimeve në përkthim: Është ndërtuar sistem i pavarur dhe i izoluar nga trysnitë politike

Ambasada e SHBA: Ka përpjekje për të dobësuar Reformën në Drejtësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.