18:06 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dështon përsëri seanca konstituive në Kosovë, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

16:24 | 21/04/2025
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dështon përsëri seanca konstituive në Kosovë, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë përsëri, pasi fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi marrëveshje politike.

Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, tha se partia nuk e sheh të aryseshme që në këtë seancë ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.

Për këtë, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetarit të Kuvendit.

Pas kërkesës së Konjufcës, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se ajo do të vazhdojë pas 48 orëve, (23 prill).

Sot seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të Papa Françeskut, i cili vdiq sot në moshën 88-vjeçare.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, para nisjes së seancës deklarpi se për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, përgjegjësia i takon atij që e propozon. Ai ka thënë se nëse nuk arrihet që të votohet për të, duhet shqyrtuar edhe opsionet tjera që parashihen me Kushtetutë.

“Edhe sot ne jemi këtu për ta mundësuar konstituimin e Kuvendit dhe për të ecur përpara, normalisht që për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit është përgjegjësia e atij që e propozon dhe besoj se edhe atyre u takon që t’i bëjnë votat nëse munden. Nëse jo, mendoj se duhet menduar edhe për opsione të tjera, të cilat parashihen me Kushtetutë”, ka thënë Krasniqi teksa po hynte në Kuvend, ku pritet të fillojë seanca konstituive.

Kujtojmë se në seancën e 19 prillit u arrit të bëhej betimi i deputetëve të rinj duke lënë pas ngërçin e nisjes së kësaj legjislature të re.

Kurti dhe kabineti i tij paraqitën dorëheqjet formale ndërsa Albulena Haxhiu, kandidatura e VV për kryeparlamentare, u rrëzua dy herë në votim.

VV të shtunën siguroi 57 vota në parlament, madje pa numrat e partisë së Fatmir Limajt nisma Socialdemokrate.

Kurtit tani i duhen edhe 4 vota për të kaluar kryeparlamentaren e re dhe qeverinë e re. Për këtë Limaj pas seancës së asaj dite u shpreh optimist se edhe miratimi i emrit për kryeparlamentar dhe qeverisë do të gjejnë zgjidhje, ndoshta duke dhënë edhe ai një ndihmë.

Pas

Emigrantët të bllokuar në kufi për mbi 2 orë, fluksi i lartë në pikat e kalimit kufitar me Greqinë

Para

Vetëvrasja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, reagon Prokuroria: Nuk ka shenja bullizmi. Hetimet vijojnë me përparësi

Para
Vetëvrasja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, reagon Prokuroria: Nuk ka shenja bullizmi. Hetimet vijojnë me përparësi

Vetëvrasja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, reagon Prokuroria: Nuk ka shenja bullizmi. Hetimet vijojnë me përparësi

 



Të Fundit

Kryeministri britanik: Koha për zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh në Dibër/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

Meme për JD Vance i kushton pushimet/ 21-vjeçari norvegjez dëbohet nga SHBA

Teherani përgatitet për tubim popullor pas thirrjes së liderit suprem për “fitore ndaj Izraelit”

Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte gabim, por shpresoj të ketë sukses

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.