05:21 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dështon sërish mbledhja për CEZ, deri në fund Shkëlzen Berisha nuk pranon të bëjë betimin

18:24 | 06/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dështon sërish mbledhja për CEZ, deri në fund Shkëlzen Berisha nuk pranon të bëjë betimin

Shkëlzen Berisha ka refuzuar dëshminë në Komisionin Hetimor për CEZ, pasi nuk është betuar.
 
Ai ka kërkuar që kryetari i Komisionit, Taulant Balla të largohet, pasi është në konflikt interesi për këtë cështje, pasi është i dënuar nga gjykata për shpifje.
Taulant Balla ka kërkuar ndërprerjen e seancës në komision deri në momentin që Berisha të betohet dhe të dëshmojë.

Debati i plotë: 

Taulant Balla: I kemi kërkuar policisë që të sjellë forcërisht për të dëshmuar Nuel Kalajn. Policia ka qenë në shtëpinë e Nuel Kalaj, nuk është gjetur, sapo të gjendet do sillet me forcë nga policia
 
Arben Ristani: Kemi një listë dëshmitarët që është paraqitur dhe që në mnëyrë të paspjegueshme është ndërprerë pyetja e dëshmitarëve.
 
Balla: Lexoni emrat.. Jemi tërhequr nga disa, por…
 
Ristani: Duhet të kishte një vendim, por nuk është marrë. E dyta na kanë ardhur disa e-email që ju thoni se i ka paraqitur Romeo Karaj, por nuk shërbejnë nëse janë origjinale..
 
Balla:
Po i bëjmë kallëzim dëshmitarit
 
Ristani: Nuk bëjnë provë. Vetëm nëse njerëzit që i kanë shkëmbyer e konfirmojnë…
 
Deri më sot nuk përbëjnë provë dhe nuk janë dokumente zyrtare

Ristani: Përsa i përket dëshmitarit Shkëlzen Berisha, ju kemi bërë me dijeni se jeni në konflikt të pastër interesi. Keni parasysh që komisioni nuk merr të pandehur.
 
Në këtë rast kemi konflikt të pastër intresi. Ka një vendim të marrë kundër teje  për shpifje ndaj dëshmitarit dhe i keni borxh. Jeni në kushtet që akoma nuk ia keni paguar paratë dhe po përdorini këtë komision për t’u hakmarrë.
 
Balla: E kemi diskutuar
 
Ristani: Je dënuar nga gjykata për dëshmitarin dhe nuk pranoni të hiqni dorë
 
Balla: Mbaruat tani…
 
Ristani: Kemi intres të marrim dëshminë dhe për këtë duhet të jepni ju dorëheqjen
 
Balla: Komisionet kanë pasur precedent të tillë, Patozi drejtonte komisionin për shkarkimin për ish kryeprokurorin Sollaku.
 
Patozi kishte humbur tre gjyqe për shpifje, ishte dënuar me vendim të forës së prerë.
 
Dhe përgjigja e Kuvendit ka qenë po e njëjta është vendimmarrja e Komisionit.
 
Një tjetër precedent e kemi para pak kohësh. Unë mendoj që edhe dëshmitari të vijë, pasi nuk ka kohë të presi.
 
Kryetari e paralajmëron dëshmitarin që të betohet dhe të thotë të vërtetën

Ristani: Përsa i përket 7 mln eurove, nëse janë të vërteta ato i ka marrë Kalaj nga banka dhe ti nuk ke se cfarë aludon në këtë mes, po i referohem dokumeteve.

Pjerin Ndreu: Dëshmitarët vijnë edhe bëjnë zhurmuesin. Dëshmitari nëse nuk ka asnjë lidhje me procesin lini të shprehen, nëse i vjen turp të betohet ky është problem i çuditshëm. Ca u bë këtu pazar, pyetjet bëhen mbi bazën e fakteve…Lëreni dëshmitarin të pyetet nga komisioni…
 
Ristani: Balla mos dalë në media me insuata pa prova…E dyta neni 154 i procedurë që ka të bëjë me provat dhe keto email nuk janë të marra sipas rregullave.
 
Ndreu: Ne jemi komision hetimor dhe nuk jemi për t’u talluar që të pretendosh që kemi falsifikuar emai;
 
Ristani: Email i ka sjellë Kara, nuk janë të tijat janë mes dy personave të tjerë, pasi email e tyre nuk ka nga ti ketë Romeo Kara.
 
Në këtë moment që jemi ne, nuk kemi asnjë garanci ligjore që këto dokumente janë origjinale, e vetmja mënyrë është që dërguesit e email ti konfirmojnë vetë.
 
Ndreu:
Të dhënat janë marrë nga një dëshmitar dhe në bazën e tyre ne kemi thirrur persona të tjerë… ti e paragjykon
 
Balla: Po diskutoni jashtë realitetit. Romeo Kara ka përfaqësuar Shqipërinë në një proces ndërkombëtar dhe nga ne i është kujtuar që në rast dëshmie të rreme mban përgjegjësi ligjore. Tani bëni kërkesë për të ëbrë akt eskpertizë për vërtetësinë dhe t’ua kërkojmë institucioneve të tjera. Ne nuk kemi laborator këtu.
 
Kemi kërkuar dërguesin dhe pritësin dhe kompanisë i kemi kërkuar të sjellë kontratat që ka, por asnjë nuk pranon të paraqitet. Kalaj komunikon në media dhe nuk vjen në komision.
 
Nga ato që thotë në media pranon që i ka marrë paratë. Komisioni nuk ngre akuza penale.

Ristani: Po vazhdoni të mashtroni publikun. Ne edhe ju kemi dyshimet tona, por në kushtet e dyshimeve mos akuzoni pa prova.
 
Papa: Provat e paraqitura nuk janë autentike. Nuel Kalaj nuk ka ardhur dhe nuk ka ndërmend
 
Balla: Po, ju e dini atë punë
 
Papa:
Mos mjaftohemi vetëm me dokumentin e lëvizjes së parave, janë prova të mangëta
 
Balla:
Nuk janë të mangëta
 
Papa: Ka vetëm tymnaja, të kërkohet dokumentacion shtesë nga banka për lëvizjen
 
Balla:
Po po, të plotë do ta sjellë banka
 
Papa:
Përsa i përket email, për derisa nuk ka ardhur Kalaj të dëshmojë, ato nuk janë provë.

Ulsi Manja: Të futet dëshmitari, është i lirë tu përgjigjet ose jo pyetjeve, por mos pengohet me argumente të kota, pasi personi është thirrur si dëshmitar dhe si i akuzuar
 
Por nëse ju pranoni që Shkëlzen Berisha është person i akuzuar, atëherë unë jam dakord që Balla të tërhiqet nga drejtimi i komisionit, por a e pranoi ju…?
 
Dhurata Çupi: Seanca të drejtohet nga Manja
 
Balla: E pashë që dëshmitari ua shëprndau nga një kopje, si përherë…
 
Ristani: O mashtrues….
 
Futet Shkëlzen Berisha në Komisionin Hetimor
 
Balla: Paralajmëroj dëshmitarin për të thënë të vërtetën dhe të betohet
 
Bode: Kam marrë fjalën
 
Manja: Betohem që do të them të vërtetën
 
Shkëlzen Berisha: Kush e drejton seancën
 
Balla: Unë dhe nuk ka shanse. Thuaj Betohem
 
Shkëlzen Berisha: Je i dënuar. Kam një kërkesë paraprake
 
Balla:
Të gjithë dëshmitarët e tjerë kanë bërë betimin. Zoti dëshmitar na thuaj emër atë dhe mbiemër nuk kem si të marrim deklaratën tënde, o jurist!
 
Balla: Do ti zbardh të gjitha, bëj deklaratën
 
Berisha: Kam një kërkesë paraprake
 
Manja lexon formulën e betimit
 
Shkëlzen Berisha: Kush e drejton mbledhjen?
 
Balla: Unë dhe pikë, historia ku ti cakton gjyqtarët dhe prokurorët gjitha ka mbaruar me reformën në drejtësi

Debat Ristani- Manja pasi lexon formulën e betimit
 
Balla: Ju paralajmëroj, garda do u shoqërojë jashtë nëse fyeni anëtarin
 
Manja: Betohu dhe pastaj flasim për kërkesën
 
Balla: Kërkesën cojë në sekretari
 
Manja:
Mos më fyej, dëshmitari të respektojë ligjin
 
Ristani: Nuk ke të drejtë
 
Manja-Ristanit: Ti nuk vendos rregull ketu
 
Balla: Manja mos bini në grackën e përgatitur mirë…
 
Kërkesa e Shkëlzen Berishës/ E lexon Balla
 
“Objekti i kërkesës përjashtimi i Ballës nga Komisioni Hetimor. Kryetari ka qenë i paditur nga unë dhe gjykata e ka pranuar me formë të prerë dhe ekziston njëanshmëri, ndërsa Taulant Balla ka përdorur terma fyes dhe ofendues pa përfunduar komisioni.
 
Kërkojmë pranimin e kërkesës” thuhet në kërkesën e Shkëlzen Berishës drejtuar komisionit.
 
Balla: Refuzimi për të dëshmuar përbën kundravajtje penale ose burgim deri në një vit..
 
Ristani: Ka një kërkesë, duhet të shqyrtohet

Balla: Refuzimi për të dëshmuar përbën kundravajtje penale ose burgim deri në një vit..
 
Ristani: Ka një kërkesë, duhet të shqyrtohet
 
Liljana Elmazi: Pse nuk thirret Ismailaj?
 
Balla: Pas dëshmisë së Shkëlzen Berishës do shqyrtojmë kërkesën për pyetjen e Kastriot Ismailajt, kjo është strategji që të merret sipas një renditje.
 
Ismailaj nuk na shpëton se është në burg, te 313, kemi edhe 40 ditë kohë.
 
Balla: Zoti dëshmitar bëni betimin
 
Bode-Ballës: Keni probleme me ligjin, pasi ju nuk e njiheni….Ju nuk keni arritur në konkluzione pa u mbyllur komisioni. Turp!
 
Balla: Turp të të vijë ty! Duhet të kishe ikur, pasi je në hetim për këtë cështje.
 
Balla: Zoti dëshmitar do e bësh betimin? Të kujtoj nenet e po nuk e bërë betimin gjobë deri në një vit burg.
 
Shkëlzen Berisha: Pusho i dënuar, se sa herë herë hap gojën shpif. Kam paraqitur një kërkesë
 
Balla: Historia ku vendos ti prokurorët ka mbaruar
 
Balla: Seanca ndërpritet, do të vazhdojë kur dëshmitari të betohet.  (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: ballacezkomisioni
Pas

Hajdarmataj: Ky shkurt e gjen Shqipërinë me buste të diktatorëve të rinj

Para

Pas operacionit, shihni se ku po pushon Adelina Tahiri (FOTO)

Para
Operohet Adelina Tahiri në Zvicër, arsyeja (FOTO)

Pas operacionit, shihni se ku po pushon Adelina Tahiri (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.