Valencia nuk ia doli të gjejë akord me Napolin, për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, për këtë janë vënë në lëvizje dhe mbyllën transferimin e Thierry Rendall Correia.
Mbrojtësi i djathtë u ble nga Sporting Lisbona për 12 milionë euro, pa përfshirë bonuset dhe ka firmosur kontratë 5-vjeçare, me klauzolë largimi 100 milionë euro.
Correia është 20 vjeç dhe ka dalë nga akademia e Sporting, teksa këtë vit luajti në 4 ndeshje me ekpin e parë.