Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti në Shkodër që i mori jetën një 60-vjeçari.
Burime për Fax News bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, Çlirim Hasa i cili përplasi për vdekje 60-vjeçarin Petrit Barbullushi në Bahçallëk, është efektiv policie në Shkodër (FNSH).
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Informacion paraprak
Më datë 29.11.2018, rreth orës 13:15, në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, tek stacioni i autobuzit, drejtuesi i mjetit Ç. H, duke drejtuar mjetin tip Golf, me targa AA161VC, ka aksidentuar me pasojë vdekje biçiklistin, P.B, rreth 60 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk” Shkodër
Policia ka shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(B.H/Faxweb)