Një breshëri armësh është shënuar mëngjesin e sotëm në drejtim të makinës së një punonjësi të Bashkisë së Lezhës.
Shënjestra e atentatit është identifikuar si Mirel Ndoka, i cili është punonjësi i INUV në Lezhë, ndërkohë që në mjet bashkë me të ndodhej dhe Edmond Mëhillaj. Ky i fundit ka qenë ish-punonjës në njësinë administrative Zejmen.
Dy personat nuk kanë marrë lëndime për shkak se makina e tyre ka qenë në ecje, dhe autorët nuk janë treguar të saktë në shënjestër. Sipas gazetarit të Fax News Martin Marku, të dy shtetasit e mësipërm nuk kanë pasur probleme të mëparshme me policinë, apo konflikte me persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 09:50, në autostradën Lezhë – Milot, pranë fshatit Tresh është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ku udhetonin 2 shtetas, nga persona të paidentifikuar nga një mjet tjeter.
Nuk ka asnjë person te lenduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe forcat policore po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen rrethanave dhe ndalimin e autorëve.
Janë shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë, ndersa po kontrollohen kamerat prane vendngjarjes si dhe janë ngritur pika kontrolli.
(E.K/FAXWEB.AL)