Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Korçë, ku një 80-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj. Dyshimet e para janë që e moshuara është mbytur nga i biri i saj, me të cilin jetonte.
Viktima është identifikuar si Sanie Demollari, ndërkohë që djali i saj është Ylli Demollari.
Burime bëjnë me dije për Fax News se në trupin e të moshuarës janë gjetur shenja dhune. Dyshohet se është goditur dhe më pas është mbytur nga djali i saj 50 vjeç. Po të njëjtat burime thonë se 50-vjeçari ishte konsumues i pijeve alkolike.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)