Detaje të reja kanë dalë nga tritoli i vendosur në dyqanin e Drita Lulos, motrës së ish-gjyqtarit të Kushtetuese Fatos Lulo.
Policia po i shtrin hetimet në disa pista. Po bëhet verifikim për disa banorë të pallatit. Ndërkohë që ka dyshime për kërcënim ndaj ndonjë banori të pallatit.
Burime për Fax News bëjnë të ditur se në pallatin ku ndodhi shpërthimi, banues disa zyrtarë administratash.
Ndërkohë që policia është shprehur se po hetojmë edhe konfliktet e Drita Lulos.
Ngjarja me ekslpoziv ka ndodhur me datë 20 korrik dhe tritoli ka qenë i vendosur në katin e parë të një pallati, ndërsa dyqani i Lulos ka qenë bosh, në pritje të dhënies me qera. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur lëndime në njerëz, vetëm dëme materiale. Mendohet se sasia e eksplozivit që ka shpërthyer ka qenë rreth 200 gramë.
Ky ambient ishte përshtatur për t’u dhënë me qera. Drita Lulo ka disa kompani në fushën e ndërtimit, dhe pretendohet se i ka dhënë 480 mijë euro vëllait të saj ish-gjyqtar. (M.Q/faxweb.al)