Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit. Fax News raporton se sipas pronarëve dy persona kanë hyrë në argjendari dhe kanë grabitur rreth 2 kg flori.
Ndërkohë që grupi hetimor u shpreh se janë gjetur shenja gishtash dhe se autorët kanë qenë pa maska.
Argjendaria e cilë është në pronësi të shtetasit Gj . Ngresit ka kamera, por nuk i ka patur të ndëzura.
Në momentin që ka nodhur ngjarja në argjendari ndodhej vetëm shitësja.
Pasi kërcënuar me armë punonjësen dhe morën sendet me vlerë, autorët u larguan me shpejtësi.
(M.Q/Faxweb)