04:31 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Detaje/ I vendoset tritol lokalit të ish-kreut të ALUIZNI-t në Krujë

19:12 | 26/06/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detaje/ I vendoset tritol lokalit të ish-kreut të ALUIZNI-t në Krujë

Në mesnatën e së premtes reth orës 00:23 persona të paindentifikuar  kanë vendosur lëndën plasëse në bar-restorantin në pronësi të M.V ,  41-vjeç, banues në fushë Kruje.

Në Njoftimin e policisë thuhet :

 “Mesnatën e së premtes, rreth orës 00:23, Policia ka marrë njoftim se në Krastë, në pjesën hyrëse të lokalit barrestorant në pronësi të shtetasit M.V., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet policore.”

Mësohet se në momentin e shpërthimit nuk ka pasur persona pranë objektit, ndërsa autorët kanë përfituar nga errësira për të kryer shpërthimin dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Ekspertët antieksplozivë dolën në konkluzionin se lënda plasëse e përdorur për shpërthimin është e llojit tritol. Sipas tyre, është përdorur një sasi e vogël tritoli, rreth 100 gramë, i cili ishte vendosur në pjesën hyrëse të lokalit barrestorant në pronësi të ishdrejtorit të ALUIZNI-t në Krujë.

Për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, si vetrata e xhamit dhe një pjesë e ambientit në brendësi. Për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po heton në drejtime të ndryshme.

Burime të Policisë bënë të ditur se 41-vjeçari ka deklaruar përpara hetuesve se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët dhe se nuk ka konflikte të hapura me persona të tjerë.

“Nuk mund t’ia vë gishtin asnjë personi për shpërthimin në pronën time. Nuk kam pasur probleme dhe konflikte me persona të tjera, as sot dhe as më herët. Kërkoj nga policia të zbardhet ngjarja, të identifikohen dhe arrestohen autorët”, është shprehur Voga.

Biznesmeni është punonjës në drejtorinë e ALUIZNI-t në  Krujë, ai shprehet se nuk ka konflikte, ekspertët mendojnë se shpërthimi ka të bëjë me detyrën e tij kur ishte drejtor i ALUIZNI-t apo edhe tani që mban pozicionin e specialistit pranë këtij institucioni.

Policia ka shoqëruar mbi 10 persona në ambientet e Komisariatit Krujë dhe në postën e Policisë në FushëKrujë, si të dyshuar apo që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen apo konfliktet e mundshme me pronarin e barrestorantit që iu vendos lëndë plasëse.

(S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: krujetritoli
Pas

MINUTË PAS MINUTI/ Rama humb edhe një mandat, ia merr LSI në Tiranë

Para

Pse nuk votoi shumica…?!

Para
Pse nuk votoi shumica…?!

Pse nuk votoi shumica…?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.