01:01 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DETAJE/ Me kostum sportiv dhe hap të sigurt, zbulohen detaje nga vrasësi i Gurrës. Pse kamerat nuk e fiksuan krimin

09:31 | 23/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DETAJE/ Me kostum sportiv dhe hap të sigurt, zbulohen detaje nga vrasësi i Gurrës. Pse kamerat nuk e fiksuan krimin

Një ditë pas vrasjes mafioze të avokatit Ravik Gurra, policia ende nuk ka të dyshuar kryesor lidhur me ngjarjen, ndërsa pista kryesore në të cilët po hetohet është ajo e vrasjes për shkak të detyrës. (Lexo edhe ketu) 

Fax news mëson detaje nga grupi hetimor, të cilat bëjnë me dije se kamerat e lokalit nuk kanë fiksuar momentin kur autori ka qëlluar mbi Gurrën, për shkak se karrigia ku ndodhej avokati ka qenë e mbuluar nga çadra.

Po ashtu bëhet me dije se kanë qenë dy plumba pranë zonës së veshit, qëlluar nga armë selinsiator, ata që i kanë marrë jetën avokatit, në një nga zonat më të njohura të Elbasanit.

Avokati Gurra ka qenë djalë i vetëm, dhe jetonte me të ëmën e tij, ndërsa bashkëshortja dhe dy vajzat jetonin jashtë vendit. Me të mbërritur në Shqipëri ato do të merren në pyetje nga ana e policisë, nëse Gurra iu ka shfaqur atyre probleme të mundshme.

Dy personat që kanë qenë me avokatin në tavolinë, tregojnë se ata ishin miq të afërt me njëri tjetrin, dhe se autori ka qenë një djalë i ri rreth të 30-tave, ndërsa ka qenë i veshur me kostum sportiv dhe i maskuar. Ata tregojnë se ai i ka përshëndetur nga larg dhe është afruar me hap të sigurtë, ndërsa ka qëlluar dy herë mbi Gurrën.

Dy shoqëruesit e Gurrës, juristi i bashkisë Elbasan Arben Hoxha dhe Astrit Telhollari mik i përbashkët i tyre, shprehen të tronditur nga ngjarja e ndodhur, ndërsa shprehen se avokati Gurra ka qenë një person i qetë dhe pa problem. Banesa e Gurrës ndodhej pak metra larg lokalit ku ai u qëllua, në një nga zonat më të frekuentuara të Elbasanit.

Kujtojmë se pas ngjarjes një mjet tip Benz u dogj në periferi të qytetit të Elbasanit, ndërsa nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga autorët. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se po hetohen qelizat telefonike të një grupi kontigjent të krimit, të cilët mund të kenë gisht në ngjarje.

Ngjarja duket si një mesazh i qartë i botës së krimit, duke qenë se Gurra kishte mbrojtur disa personazhe të njohur si fisi Çapja në Elbasan, si dhe avokat dytësor në çështjen Shullazi. Prokuria e Elbasanit ka deklaruar jozyrtarisht se avokati nuk ka denoncuar më herët ndonjë kërcënim ndaj tij, dhe se nuk është njohur si person problematik. (lexo edhe ketu) 

Dhoma e Avokatisë e ka dënuar me forcë aktin, dhe nga e hëna dhe në tre ditët në vijim pritet që të pezullohet puna e tyre, dhe e seancave gjyqësore.

Pamje nga lart e lokalit ku u vra avokati
Tavolina ku Gurra qendroi me miqte e tij

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: elbasanrafik gurravrasja e avokatitvrasje
Pas

Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo bëjnë xing, ja thumbat mes tyre

Para

Merr fund konflikti, vendoset marrëveshja mes dy familjeve dhe pronarit të truallit pranë “Petro Ninit”

Para
Merr fund konflikti, vendoset marrëveshja mes dy familjeve dhe pronarit të truallit pranë “Petro Ninit”

Merr fund konflikti, vendoset marrëveshja mes dy familjeve dhe pronarit të truallit pranë "Petro Ninit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.