Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka konfirmuar sot se një marrëveshje për armëpushim në Siri është arritur dhe se bisedimet për paqe kanë filluar.
“Kjo marrëveshje që kemi arritur është shumë e brishtë, sic e kuptojmë të gjithë,” ka thënë Putin gjatë një takimi me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Rusisë.
Marrëveshja, për të cilën Turqia njoftoi ditë më parë, është e detajuar në tri dokumente, ka thënë Putin.
“Dokumenti i parë është nënshkrimi nga qeveria siriane dhe opozita siriane për t’i ndalur armiqësitë në territorin e Republikës Arabe të Sirisë. I dyti është një tërësi masash për ta kontrolluar armëpushimin. Dhe i treti është një deklarim i qëllimit për marrëveshje në Siri,” ka thënë presidenti rus. (E.K/SHUPLAKA)