Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elsa Lila dyshohet se është pjesë e një grupi që kryente trafikim të lëndëve narkotike në Itali.
Këngëtarja shqiptare e vënë në pranga menaxhonte të gjitha llogaritë financiare të grupit kriminal. Policia italiane shkatërroi organizatën kriminale për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë, ndërkohë që 9 urdhër arreste janë ekzekutuar. Droga ruhej në një magazinë në zonën e Torrevecchia.
Gjatë operacionit të finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka sekuestruar më shumë se 1 ton drogë. Grupi drejtohej nga dy persona, një italian dhe një shqiptar. Ky i fundit është aktualisht në kërkim nga policia pasi dyshohet se është arratisur jashtë vendit. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë tashmë, në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm.
Grupi përdorte disa bare në zonën e Acilia për tu mbledhur dhe për të diskutuar mënyrën e funksionimit të grupit.
Discussion about this post