Një nga personat e arrestuar si pjesë e grupit që dispononte armatimin e rëndë në Tiranë, është Bujar Jaupi, një ish-ekspert mekanik i ushtrisë Shqiptare, që me njohuritë e tij arrinte të modifikonte armë e zjarrit të kalibrave të ndryshëm.
Jaupi më parë kishte shërbyer pranë uzinës mekanike të riparimit të armëve të ushtrisë por ishte përjashtuar nga ushtria. Njohuritë e tij mbi modifikimin e armëve dhe përshtatjes së silenciatorëve, Jaupi i ka vënë në shërbim të eskponentëve kriminalë dhe krimit të organizuar në vend.
Në momentin e ndalimit Jaupi u kap duke punuar një pistoletë tip “TT”, ndërkohë që në banesë policia i sekuestroi dhjetëra armë dhe një kartë të repartit ushtarak, ku Bujar Jaupi, kishte shërbyer kohë më parë.
“Ora News” mëson se për zbulimin e arsenalit të madh të armëve, prokuroria e Posaçme SPAK, ka ushtruar kontroll në plot 33 banesa, garazhe dhe biznese, ku në tre vende janë siguruar armët e ndryshme të zjarit dhe municionet.
Mes banesave të kontrolluara është ajo e Admir Koçukut ose siç njihet ndryshe në Tiranë me nofkën “Ad Bomi”. Kontroll është realizuar dhe në shtëpinë e kardio-kirurgut të spitalit “Hygea”, Dervish Hasi dhe djalit të tij Enes Hasi.
Verifikimit të policisë nuk i ka shpëtuar as vila tre katëshe e Mentor Dodës në fshatin Lundër, ose siç njihet ndryshe si “Tori i Rremës”. Biznesmenit Sokol Xhura, që mundi të largohet në 4 mars 2021 në drejtim të SHBA i është kontrolluar bisnesi dhe banesa, por pa mundur ti gjendet sende të paligjme nga policia kriminale.
Gjithashtu kontroll të imtësishëm policia ka ushtruar dhe në banesën e dy nipave të Nehat Kullës në zonën e Tufinës, ku rezultoi se në banesën e marë me qëra nga Akil Kulla, u gjend dhe sekuestrua një sasi shumë e madhe armatimi e municioni. Emrat e të gjithë këtyre personave përfshirë dhe kardio-kirurgun Dervish Hasi, janë përmendur në dëshminë e Enver Jamakut, personit që u arrestuar nga policia e Tiranës, për vendosjen e tritolit në makinën e Altinës Menës në Kamëz.
Për këtë ngjarje policia ndaloi dhe dy bashkëpuntorët e Jamakut, Ermond Jamakun dhe Gjergj Cukalin. Ndërsa pas rëfimit të tij, u zbuluan pjesëmarja e personave të tjerë në vendosjen e tritolit në automjetin e Artion Bylykut, kunatit të Domart Konjarit, dhe avokatit Paulin Papleka. Hetimet për këtë grup kriminal vijojnë nga SPAK, ndërsa dy persona si Sokol Xhura dhe Akil Kulla, janë shpallur në kërkim nga gjykata.