Dalin detaje te reja nga operacioni per kapjen e gomones me drogë në Greqi. Deri më tani raportohet se sasia e drogës që u kap i kalon 2 ton. Duke iu referuar mediave greke gjatë aksionit të policisë, një nga skafistet e gomones ka mbetur i plagosur. Po kështu mësohet se gomonia ka qenë 12 metra e gjatë dhe ajo ishte nisur nga jugu i Himarës.
DETAJE:
Nga ky operacion sipas mediave greke deri më tani janë arrestuar 6 persona dhe se gomonia kishte intenerarin Shqipëri-Greqi-Itali. Nga të arrestuarit që ndodheshin në gomone dy janë shqiptarë dhe një italian.
Drejtoria e Narkotikëve dhe kontrabandës (DIDINAL) duke shfrytëzuar informacionin e mbledhur në rrugë operative në disa javë, nisi një operacion nga deti dhe ajri dhe ndoqi një skaf me tre motorë të 350 kuaj fuqi, ngarkuar me sasi të madhe të hashashit. Skafi u pikas në veri të Korfuzit
Operacioni filloi para 48 orësh, ndërsa ndjekja u zhvillua nga e premtja pasdite. ndërkohë gomonia u ndalua në Tzia pasi u godit nga snajperistët që ndodheshin në helikopterin e policisë. (J.V/Faxweb)