Kanë dalë detaje të reja nga sasia e madhe e dorgës që u gjend në Velipojë. “Fax News” raporton se nga policia janë sekuestruar më shumë se 1 ton drogë, pra sasia mund të jetë nga 1.5 deri në 2 ton drogë (hashash).
Po kështu deri më tani është arrestuar nga policia një person ndërsa të tjerët i kanë shpëtuar këtij operacioni policor. Sipas burimeve janë 7 persona të përfshirë në këtë rrejt trafiku droge.
Kjo sasi droge është gjetur në fshatin Vilu të Velipojës që njihet si pika e trasportimit të drogës drejt Italisë. Zona e Vilunit është pika ku droga transfortohet me skafe në drejtim të Italisë. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post