Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Sokol Çelajt, 60-vjeçarit, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të enjtes në fshatin Reç të Malësisë e Madhe. Mësohet se 10 gëzhoja kallashnikovi janë gjetur ne vendin e ngjarjes, ndërsa në trupin e viktimës janë evidentuar 4 plumba.
Nga grupi hetimore i policisë së Shkodrës, i cili po heton për zbardhjen e ekzekutimit të 59 vjeçarit Sokol Çelal, bëhet me dije se po hetohet dhe në lidhje me konflikte që ky i fundit mund të ketë patur në Angli, ku ishte emigrant prej disa vitesh.
Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona por ende nuk ka asnjë të dyshuar konkret.
Kujtojmë se Çelaj në momentet e atentatit ishte e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cil fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.
Ne dëshmine e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person u ka dalë përpara me kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.
Bashkëshortja tha se nuk ka arritur ta identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësirës. Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndërkohë që po sekuestrohen kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, për të parë lëvizjet që janë kryer pak para ngjarjes.
Vrasja në 1989 kur ishte polic dhe 6 vite burg
Sokol Çelaj ka punuar para se të largohej drejt Anglisë si polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shërbimit. Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg. Pasi vuajti dënimin, ai u vendos në Angli.
Ndërkohë, të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali. Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe episode të tjera.