Kryeministri britanik, Boris Johnson e kaloi natën në një spital në Londër, pas më shumë se 10 ditësh që po qendronte në banesën e tij, ku kishte rezultuar pozitiv me Covid 19.
55-vjeçari i infektuar me koronavirus u dërgua mbrëmë në spital. The Sun shkruan se ai nuk u dërgua me ambulancë, por ka shkuar me makinën e tij.
Ndërkohë, ende nuk dihet sa gjatë do të qëndrojë në spital. Një ndihmës i tij tha se do të qëndrojë aq gjatë sa të jetë e nevojshme, dhe ku do të marrë trajtimin plotë.
Shumica e njerëzve e kalojnë brenda një jave sëmundjen. Por nëse temperatura vazhdon më gjatë, ekziston mundësia që të kalohet në pneumoni.
Shqetësimi për shëndetin e Johnson është shumë i madh jo vetëm në Britaninë e Madhe.
Burimet zyrtare thonë se Johnson mbetet sërish në detyrë, kurse mbledhjen e qeverisë sot do e drejtojë ministri i Jashtëm, Dominic Raab.
Mesazhe për shërimin e tij sa më të shpejtë kanë dhënë dhe liderë të shumtë botërorë, mes tyre dhe presidenti amerikan Donald Trump.
(E.K/Faxweb.al)