04:23 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DETAJE nga grabitja në Korçë, Policia: Autorët kanë qëlluar me armë në ajër

10:59 | 07/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhunuan keq korçarin dhe i vodhën Benz-in, Policia: Kush jep informacion fiton 2 milionë lekë

Për ngjarjen e një nate më parë në Korçë ku u grabit një mjet  kanë dalë detaje të reja.  Burime nga policia thonë për “Fax News”  në vendin ku u grabit mjeti është gjetur edhe një gëzhojë.  Po kështu dyshohet se grabitësit kanë qëlluar në ajër gjatë momentit të grabitjes. 

Më pas kanë goditur edhe 35-vjeçarin në fytyrë. Mësohet se po hetohet në disa pista përveç grabitjes po shihet edhe nëse vajza ka pasur lidhje të meparshme që mund të ketë shkaktuar këtë ngjarje.

NGJARJA SIPAS POLICISE:

Më datë 06.01.2018, jemi njoftuar se rreth orës 20:30 në periferi të Korçës, në rrugën që të çon drejt Malit Moravë, dy persona të maskuar kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II, i shoqëruar me shtetasen E.G.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se personat pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, kanë marrë mjetin e këtij të fundit dhe janë larguar me shpejtësi.

Dy shtetasit e mësipërm, ndodhen në Komisariat ku po japin edhe deklaratat lidhur me ngjarjen e ndodhur. Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHPËRBLIM PËR ATA QË JAPIN INFORMACION:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në vijim të hetimeve lidhur me zbardhjen e ngjarjes që ndodhi dje më datë 06.01.2018, ku nga persona ende të paidentifikuar në lagjen nr 3 Korçë, është vjedhur mjeti tip “Benz” me targa AA875II në pronësi të shtetasit D.A, vendos në dispozicion shumën prej 200.000 lek të reja, për çdo shtetas që mund të ketë informacion të saktë mbi vendodhjen e mjetit apo identitetin e personave.

Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të telefonojnë në numrat : 0694134733 ose 0694112291. (J.V/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: detajegrabitjaKorçe
Pas

Ndihmuan algjerianin të kalonte kufirin, çifti bie në pranga (EMRAT)

Para

Skandalizohet situata në Gjirokastër, çarje të reja toke (VIDEO)

Para
Skandalizohet situata në Gjirokastër, çarje të reja toke (VIDEO)

Skandalizohet situata në Gjirokastër, çarje të reja toke (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.