06:44 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detaje nga grabitja në Korçë, si hynë maskat brenda dyqanit të biznesmenit

14:18 | 20/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Detaje nga grabitja në Korçë, si hynë maskat brenda dyqanit të biznesmenit

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me grabitjen e shënuar në fshatin Bulgarec të Korçës gjatë së hënës. Tre persona të maskuar e të armatosur mundën të vidhnin 7 milionë lekë të vjetra dhe disa dokumente nga kasaforta e dyqanit në pronësi të një ndër biznesmenëve më të fuqishëm të Korçës, Luan Larti.

Ngjarja ndodhi disa orë pas vdekjes së babait të biznesmenit, në kohën kur familja kishte hapur dyert e mortit.

Burime të Policisë Korçë bëjnë të ditur se tre autorët e grabitjes kanë hyrë brenda biznesit të 5-vjeçarit Larti pasi i kanë lidhur duart rojes së objektit. Ata kanë thyer derën e njërës prej zyrave të firmës dhe kanë vjedhur një kasafortë.

Njoftimi i policisë

(Në vijim të informacionit paraprak)

Më datë 19.12.2016, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, në një firmë private pronë e shtetasit L.L, 51 vjeç, kanë hyrë tre shtetas të maskuar, të cilët dyshohet të kenë qenë edhe të armatosur.

Nga veprimet proceduriale të kryera dhe deklarimet e marra, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, pasi i kanë lidhur duart rojes së objektit, kanë thyer derën e njërës prej zyrave të firmës dhe kanë vjedhur një kasafortë, brenda së cilës ndodheshin një sasi lekësh.Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Korçevjedhje
Pas

Çudit Griezman: Dua të luaj në Amerikë

Para

Fotografi që rrezikoi jetën kur kapi momentin e vrasjes së ambasadorit: Bëra punën time

Para
Fotografi që rrezikoi jetën kur kapi momentin e vrasjes së ambasadorit: Bëra punën time

Fotografi që rrezikoi jetën kur kapi momentin e vrasjes së ambasadorit: Bëra punën time

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.