05:30 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Detaje nga masakra në Lushnjë, nipi i Aldo Bares kishte truprojë njërin prej viktimave

08:29 | 14/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detaje nga masakra në Lushnjë,  nipi i Aldo Bares kishte truprojë njërin prej viktimave

Detaje të reja kanë dalë  nga ngjarja e  rëndë që ndodhi në Lushnjë, ku ngelën të vrarë dy të rinj. Policia ka shpallur për këtë ngjarje të rëndë Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin.

Të dy dyshohen si autorët që hapën zjarr me breshëri me dy armë automatike nga një automjet në ecje, ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha, 22 vjeç, dhe Zamir Latifi, 23 vjeç. Gjithashtu, mbeti i plagosur 26- vjeçari Marius Xhepexhiu, si dhe 66-vjeçari Bujar Turku.

Policia bën me dije se pak minuta para se të ndodhte ngjarja me ta ka qenë edhe Xhulio Shkurti.
Ky i fundit, nip i Aldo Bares, ishte ndarë nga grupi vetëm disa minuta më parë pasi shkoi për t’u qethur.

“Nga analiza e ngjarjes dhe informacioneve që ka mbledhur grupi hetimor, pjesë e të cilit ishin edhe drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se ngjarja e djeshme (e mërkurë) ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016, ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku është tentuar të vriten me armë zjarri 2 shtetas. Autorët e dyshuar të asaj ngjarjeje janë shtetasit L.H. dhe O.B., të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale ‘vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve’”, bëri të ditur Policia.

Sipas të dhënave nga hetimorët, dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Xhulio Shkurti.
Dyshohet se autorët kanë marrë informacion për vendndodhjen e tij disa minuta para se të ndodhte krimi. Ata janë nisur drejt vendit, duke hapur zjarr menjëherë, ndonëse shënjestra nuk ka qenë në atë moment në grupin e të rinjve. Nuk përjashtohet që shënjestra të ketë qenë edhe shtetasi Sajmir Xhelili, i cili në atentatin e 25 shtatorit të vitit të kaluar mbeti i plagosur bashkë me Xhulion. Ky i fundit arriti të largohej në kohë dy net më parë, duke i shpëtuar atentatit. I pari që ka konstatuar mjetin me armët e drejtuara te ta ka qenë Zamir Latifi, shkruan Panorama.

“Çuna na vranë”, ka thërritur ai teksa ka nxjerrë pistoletën. Por breshëria e menjëhershme i ka marrë atij jetën. Mësohet se Zamiri ishte mik i Xhulio Shkurtit, por kishte edhe funksion truprojë e tij. Në trupin e Latifit u konstatuan 35 plumba, kurse në trupin e Hoxhës 7 plumba. Në vendin e ngjarjes ekspertët mblodhën 41 gëzhoja. Mësohet se në pyetje është marrë edhe personi që dyshohet të ketë qenë shënjestër, Xhulio Shkurti.
“Kur ndodhi ngjarja unë mund të kem pasur rreth 15 minuta që u ndava me ta. Shkova te berberi, do të qethesha e do kthehesha prapë për të pirë kafe. Pinim kafe çdo natë aty vërdallë. Nuk kemi pasur frikë se mos rrezikoheshim nga ndonjë gjë. Dilnim gjithmonë në qytet, pa menduar diçka të tillë”, ka deklaruar në Polici Xhulio Shkurti, i cili mësohet se është marrë në mbrojtje nga policia.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka nisur hetimet në dy pista. E para ka lidhje me hakmarrjen, pasi në vitin 2000 banda e Aldo Bares ka vrarë shtetasin Bledar Haxhiu, djali i xhaxhait të Laert Haxhiut. Pista tjetër ka lidhje me pazaret e drogës dhe luftën për territore, pasi dy të dyshuarit kanë precedentë në veprimtarinë e drogës. Por dyshohet se edhe disa prej viktimave të jenë të përfshirë në këtë veprimtari, ndonëse ata nuk rezultojnë të kenë precedentë në këtë fushë. 

 

Etiketa: Aldo BareLushnjemasakranipiTruprojaXhulio Shkurti
Pas

Media ukrainase: Shqipëria dhe Mali i Zi perlat e fshehura të Europës

Para

Banorët në Poliçan protestë kundër TAP: Do të nxjerrim tubacionet nëse nuk na realizohen premtimet

Para
Banorët në Poliçan protestë kundër TAP: Do të nxjerrim tubacionet nëse nuk na realizohen premtimet

Banorët në Poliçan protestë kundër TAP: Do të nxjerrim tubacionet nëse nuk na realizohen premtimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.