22:53 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detaje nga ngjarja e rëndë në Fier/ Gardiani pranon krimin: Nuk na e ka fajin komshiu, por motra

20:35 | 19/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detaje nga ngjarja e rëndë në Fier/ Gardiani pranon krimin: Nuk na e ka fajin komshiu, por motra

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi mesditën e sotme në poliklinikën e Patosit ku Martin Skëndaj me detyrë gardian burgu në Fier ka qëlluar me pistoletë komshiun e tij Manol Rrapaj duke e lënë të vdekur në vend.

Vdekje ka gjetur edhe kushuriri i parë i Manolit, Elis Kapaj nga Kashishti i Frakullës i cili ndërroi jetë në sallën e operacionit në spitalin rajonal Fier.

Pas ngjarjes autori ka njoftuar policinë e cila shkoi dhe kreu arrestimin e tij.

Teksa eshte marrë në pyetje si autori edhe babai i tij Aleksandri kane pohuar detaje tek grupi hetimor i kryesuar nga prokurori i Fierit, Çlirim Sina.

Nga burime kofidenciale mësohet se autori ka pranuar krimin duke thënë se, po e kreva vrasjen.

Motra e Martinit ka qënë e dashuruar me viktimën Manol. Prindërit e saj teksa mësuan dashurinë e të rinjve komshinj, e martuan në Panahor të Ballshit sepse nuk ishin dakord.

Edhe atje viktima Manol, ka shkuar disa herë e ka takuar, gjë që ra në sy të njerëzve të burrit të saj që kanë bërë kallëzim në policinë e Mallakastrës.

Më pas ajo u divorcua dhe erdhi në Kuqar tek prindërit, por ata e lanë të jetonte në një banesë më larg nga ajo e tyre.

Edhe pse disi më larg, pohojnë burime, ajo shkonte dhe e takonte në dhomën e tij, në orët e vona në errësirë. Kjo gjë u pikas nga mamaja e viktimës .

Tre ditë më parë dy familjet janë zënë deri sa ngritën edhe sopata, por policia u njoftua dhe shkoi qetësoi situatën.

Mëngjesin e ditës së sotme  ata janë zënë përsëri, aty Martini mësohet ti ketë thënë të atit, baba , lëre nuk na i ka fajin komshia, por motra që i shkonte në shtëpi.

Teksa kanë debatuar e janë qëlluar, Martini ka shkuar të marrë mjekim në poliklinikë. Aty në korridor është ndeshur me Manolin dhe kushuririn e tij nga Kashishti, raportojnë mediat lokale.  Përsëri aty janë sharë e qëlluar, në këto momente Martini ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar mbi Manolin duke e lënë të vdekur.

Kushuriri i tij Elisi ka mbetur i plagosur, por vdiq në spital. Atë e bir e kanë pranuar ngjarjen e kanë rrëfyer mbi të me detaje.

Nga ana tjetër familjarë të viktimës fajësojnë policinë e cila mori vesh konfliktin shkoi e sekuestroi sopatën që u zunë, por nuk la patrullë policie për të shmangur një konflinkt të dytë i cili i çoi në vrasje në ditën e tretë.

Etiketa: elis kapajmanol rrapaj
Pas

VIDEO/ “Ishte e martuar por i vinte natën në krevat”, banori tregon arsyen e krimit të dyfishtë në Patos: E gjeti e ëma atë botin

Para

Festat shfrenojnë fantazinë e shqiptarit, stili i veçantë me të cilin pret Vitin e Ri

Para
Festat shfrenojnë fantazinë e shqiptarit, stili i veçantë me të cilin pret Vitin e Ri

Festat shfrenojnë fantazinë e shqiptarit, stili i veçantë me të cilin pret Vitin e Ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.