23:44 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detaje nga zjarri në Tepelenë, fqinji: Doli jashtë menjëherë por u fut sërish brenda të merrte foshnjën

08:53 | 29/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detaje nga zjarri në Tepelenë, fqinji: Doli jashtë menjëherë  por u fut sërish brenda të merrte foshnjën

Për tragjedinë që ndodhi në qytetin e Tepelenës vetëm një ditë më parë ka rrëfyer ngjarjen kunati i së ndjerës Elona Shehut, i cili kishte mbërritur i pari në vendngjarje për të shuar flakët.  Të afërmit e Genci Shehut kanë treguar ekskluzivisht për “Gazetën Shqiptare” rrethanat e sakta të ngjarjes së rëndë.

Oldrin Beca, djali i dajës së Genci Shehut, njëkohësisht edhe zjarrfikës në repartin e Tepelenës ishte i pari që u fut mes flakëve për të shpëtuar nipin dhe kunatën. Ai rrëfeu se pjesëtarët e familjes Shehu kanë qenë të gjithë në banesë në kohën kur ka pasur rrjedhje gazi, por fatkeqësisht nuk e kanë kuptuar.

“Ishte koha kur Genci mbaroi pushimin e drekës dhe do të shkonte tek lokali që e kishte marrë me qira prej pak kohësh. Vetëm pak metra pasi kishte dalë nga apartamenti, ai ka dëgjuar shpërthimin, ndërsa ka parë djalin e madh 9-vjeçar që ka dalë me vrap nga shtëpia që kishte marrë flakë. Elona, e cila kishte mbetur brenda e bllokuar thërriste të shoqin për ndihmë, ndërsa ka qenë e pamundur që të shuheshin flakët, pavarësisht ndihmës së fqinjëve. Na janë dashur vetëm 4 minuta që të shkojmë në vendngjarje, pasi ishim në gatishmëri sepse bashkia kishte organizuar festën e fundvitit”, tregoi, kunati i së ndjerës Elona Shehut.

Oldrin Beca theksoi se për të shuar flakët  kishte  harxhuar dy bombola me oksigjen por tymi ishte i dendur dhe era e gazit e fortë. “Bombola me të cilin ngroheshin pjesëtarët e familjes së Gencit ka qenë krejtësisht e amortizuar. E kam gjetur kunatën mbi foshnjën. Kjo është një tragjedi e rëndë për ne. Ajo që na vret më shumë janë lajmet e pasakta. E sikur të mos mjaftonin të gjitha, flasin për zjarrfikësit. Unë jam vetë në këtë detyrë dhe në këtë rast kisha të bëja me familjarët e mi, por edhe sikur të mos ishin të mitë, ne këtë detyrë kemi, të sakrifikojmë për të mbrojtur të tjerët. Ky rast ka qenë i vështirë, një fat i keq për familjen”, e shpreh Beca.

Banesa ku u dogjën për së gjalli 35-vjeçarja Elona Shehu dhe djali i saj 8 muajsh është kyçur për shkak të vlerësimit të provave nga grupi hetimor dhe krejtësisht e shkrumbuar. Ndërsa, dy trupat e karbonizuar të nënës dhe foshnjës së saj u varrosën pasditen e djeshme në Bënçë, fshatin e lindjes së Elona Shehut.

Ndërsa fqinjët e viktimave thanë se ka qenë tymi i dendur që u ka depërtuar në banesa, ai që i ka shqetësuar dhe i ka vënë në lëvizje për të mësuar se ç’po ndodhte. Berti Gjergo, fqinji më i afërt i familjes Shehu u shpreh se gazi që kishte rrjedhur nga tubat e çarë të sobës së ngrohjes kish mbushur gjithë shtëpinë, ndërkohë që viktima Elona Shehu ishte përgjumur. Sipas tij, shpërthimi i zjarrit ka ndodhur pasi ajo ka ndezur dritën e dhomës.

Intervista me komshiun e Elona Shehut:

Kur e kuptuat se banesa në krah ishte përfshirë nga flakët?

Nuk e kuptuam menjëherë. Dëgjuam fillimisht një si shpërthim, më pas ndiem erën e tymit që na hyri në shtëpi. Ishte bashkëshorti i Elonës, Genci që na trokiti në derë dhe na kërkoi ndihmë. “Po digjet shtëpia”, – na tha.

Dëgjuat të bërtitura? A kërkoi ndihmë Elona?

Jo, ajo nuk bërtiti. Kur ra zjarri, ajo doli jashtë menjëherë. Më pas u fut brenda për të marrë fëmijën. Më pas pati një valë të fortë zjarri e tymi, aq sa nuk mund të shihje njeri me sy. U mbulua i gjithë pallati me tym dhe Elona nuk doli më.

Po ju, u përpoqët ta shuanit zjarrin?

Hodhëm kova e legenë me ujë e rrugica, por ishte e pamundur. Lajmërova zjarrfikësen të vinte. Ne na u duk kohë e gjatë deri sa erdhi zjarrfikësja, po ajo ishte punë momenti. Ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë. Zjarrfikësit hodhën ujë e shkumë, po kishte marrë fund ajo punë. E gjetën nënën mbi foshnjë, e kish mbuluar me trupin e saj.

Cili mendon se ka qenë shkaku i zjarrit?

Ka pasur rrjedhje të madhe gazi. Ndihej era kudo. Gabimi i Elonës ishte se ajo ndezi dritën dhe atë moment ka shpërthyer flaka (J.V/Shuplaka)

Etiketa: detajengjarja ne tepelene
Pas

Zjarr në banesën në Gjirokastër, e moshuara e vetme mes flakëve

Para

Përndiqej nga gardisti, zbardhet dëshmia 39-vjeçares: Më bezdiste orar pa orar, e falja për hir të familjes

Para
Përndiqej nga gardisti, zbardhet dëshmia 39-vjeçares: Më bezdiste orar pa orar, e falja për hir të familjes

Përndiqej nga gardisti, zbardhet dëshmia 39-vjeçares: Më bezdiste orar pa orar, e falja për hir të familjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.