Për të shtënat me armë që ka patur dje në qytetin e Laçit, ku një person mbeti i pagosur policia ka dhënë detaje të reja.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit, ndërsa i plagosuri është Rudolf Toma. Ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorët. Toma ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas burimeve 4 të rinjtë ka shkuar me një makinë tip Benz te lokali dhe u konfliktuan me pronarin brenda loklit. Një nga të rinjtë nxorri armën dhe u qëlloi mbi Tomën. Policia ka shoqëruar disa persona nën cilësinë e dëshmitarit.
DETAJE:
Mesohet se i plagosuri eshte edhe pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja. Njoftimi i Policisë Me datë 07.09.2017 , rreth orës 22:15 , është marrë njoftim se në lagjen Nr.3 Laç, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur shtetasi R.T. 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (J.V/Shuplaka)