Shtetasi Jaser Osmani dyshohet se u konfliktua në lagjen Parrucë në qendër të qytetit të Shkodrës me një person tjetër.
Pas sherrit mes tyre, autori ka ardhur në lagjen “Tophanë” në afërsi të banesës të Jaser Osmanit, duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë.
I plagosuri ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia vendore e Shkodrës njofton se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion shtesë
Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit.
Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.