18:16 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Detaje nga ‘Portokalli’/ Hyn në lojë dhe Rudina Magjistari

07:16 | 01/03/2018
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detaje nga ‘Portokalli’/ Hyn në lojë dhe Rudina Magjistari

Siç është bërë e ditur tashmë, pak ditë na ndajnë nga fillimi i spektaklit më të madh të humorit shqiptar, “Portokalli”.

Si gjithmonë pritshmëritë janë të shumta dhe këtë radhë premtojnë se veç të tjerash do të kapin “Peshkun e Madh”!

Të ftuar në “Top Show”, regjisori Altin Basha, moderatorja Xhemi Shehu dhe aktorët Renada Caci, Delinda Zhupa dhe Rezart Veleshnja zbuluan detaje.

Fillimisht, Altin Basha zbulon se Rezart Veleshnja do të vijë me personazhe femër. Aktori tregon më tej se është një prezantuese, moderatore. “Ajo nga 100 fjalë, 98 janë gafa”, thotë ai.

Më tej, Xhemi Shehu tregon se së bashku me Salsanon do të sjellin “Romeo dhe Zhuljetën”. “Do t’i sjellim në epoka të ndryshme. Do ta nisim nga epoka e Skënderbeut”, tregon Xhemi.

Ndërkohë, Delinda Zhupa thotë se do të jetë në “Portokalli” me dy personazhe. “Kam dy personazhe, historianen që kisha edhe sezonin e kaluar dhe një tjetër personazh që nuk po e zbuloj”, thotë Dalinda.

Simbolika është “peshku i madh”, por a do të ketë këtë sezon më shumë politik? Kësaj pyetjeje i dha përgjigje regjisori Altin Basha. “Humor politik ka pasur gjithmonë, pasi ai është i preferuar nga publiku. Sigurisht që do të ketë personazhe politike, por edhe mënyra se si ndikon politika në jetën e njerëzve, por nga ana tjetër ka edhe personazhe të rinj”, tregon Altin Basha, regjisor i Portokallisë.

Këto janë vetëm disa nga të rejat e këtij sezoni, i cili do t’i bëjë shqiptarët të “mbajnë barkun me dorë” dhe për të mësuar më shumë mos harroni, “Portokalli” rikthehet këtë të diel në ekranin e Top Channel, më 4 mars… /Top Channel/

 

 

Etiketa: Rudina Magjistari
Pas

HOROSKOPI. 1 MARS 2018

Para

Haradinaj intervistë për BBC:  Kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve

Para
Haradinaj intervistë për BBC:  Kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve

Haradinaj intervistë për BBC:  Kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tensionet në rritje me Moskën, vendi i NATO-s ‘blindon’ pikën kufitare me Rusinë

Netanyahu reagon pas VIDEOS së Hamasit që shfaq pengjet izraelitë: Mizori pa kufij

Alarm në Gjermani: Mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Zjarr në malin e Skërficës/ Rrezik për pyllin e mbrojtur të Pikësit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Dialogu Kosovë – Serbi, çfarë diskutoi Macron me Vuçiç në bisedën telefonike

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, kryebashkiaku i Athinës përplaset me ambasadorin izraelit

Aplikimet për universitet/ Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, rikthen testin e fitnesit për nxënësit e shkollave publike

Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Lufta në Gaza, Mbretëria e Bashkuar do evakuojë qindra fëmijë për t’iu ofruar kujdes mjekësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.