Faxweb.al ka zbuluar disa detaje të reja nga situata e koronavirusit në një pjesë të jugut të Shqipërisë ku mbeten të karantinuar 26 persona në banesat e tyre. Gjirokastra ka numrin më të lartë të të prekurve me 17 të izoluar, më pas vjen Përmeti me 7 të izoluar dhe Tepelena me 2 të karantinuar.
Ndërsa Libohova, Dropulli dhe Këlcyra nuk kanë asnjë person të karantinuar dhe mbeten zona të gjelbra.
Ditën e djeshme, u regjistruan 31 raste të reja me Covid ndërsa vatrat më të nxehta mbeten Tirana dhe Shkodra. Deri tani, shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë – 199; Shkodër – 45; Krujë – 32; Kamëz – 23; Durrës – 15; Pukë – 7; Lushnje – 6; Vlorë – 6; Elbasan – 3; Mat – 2; Tropojë – 2; Korçë – 1; Librazhd – 1; Mallakastër – 1; Lezhë – 1; Berat – 1; Ura Vajgurore – 1.(A.M/Faxweb.al)