Autori që shkaktoi masakrën në lokalin e natës në Stamboll, ku si pasojë humbën jetën 39 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, u largua me taksi nga vendi i krimit.
Sipas mediave turke, ai qëlloi plot 180 herë me kallashnikov.
Sipas dëshmitarëve okularë që mundën të mbijetonin, terroristi qëllonte në kokë njerëzit që ishin të shtrirë në tokë, ndërsa pas masakrës shkoi në kuzhinën e diskotekës ku qëndroi rreth 13 minuta për të ndërruar rrobat.
Pas kësaj, u largua nga vendngjarja me taksi, por nuk përshkoi distancë të gjatë sepse i tha shoferit që nuk kishte para me vete. Paratë që kishte patur me vete terroristi i kishte lënë në klubin ku kreu krimin e shumëfishtë dhe që është sekuestruar nga policia turke si provë materiale.
Tëheq vëmendjen fakti që, një njeri që vrau 39 persona në pak minuta nuk i bëri asgjë taksistit që e shoqëroi për disa çaste me makinën e tij.
Ndërkohë, hetimet për të gjetur dhe kapur autorin e masakrës, i cili është në kërkim prej dy ditësh, vazhdojnë. (A.R/SHUPLAKA)