Erion Morina, djali 20 vjeç nga Kosova i cili u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në Bergamos të Italisë, mësohet se ka ndërruar jetë pasi është dhunuar dhe më pas hedhur në një kanal nga një ose më shumë persona pas një konflikti mes njëri-tjetrit.
Mediat italiane bëjnë me dije se Morina e kaloi mbrëmjen në Peter Pan Caffè, një bar 50 metra larg nga ku u vra, ndërsa në momentin që kanë dalë nga lokali, nën efektin e alkoolit ka pasur një grindje mes tyre dhe shoku e ka goditur shqiptarin me shishe në kokë.
Në agimin e së Premtes 17 Janar, kufoma e tij u gjet në kanalin që përshkon Kalcion, një komunë e Bergamos që kufizohet me Urago d’Oglio.
Sipas mediave italiane, rreth orës 06:00 të mëngjesit, disa kalimtarë vërejtën pikat e gjakut në trotuar dhe më pas kufomën.
Brenda dy orësh u identifikua autori i dyshuar i krimit. Njëzet vjeçari, M. M., i cili pretendohet se është shku i viktimës u dërgua në komandën e Treviglio për t’u marrë në pyetje.
Sipas shokut të viktimës, 20 vjeçari i vrarë është Erion Morina nga fshati Drenoc i komunës së Malishevës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)