19:34 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detaje nga vrasja në Kurbin, djali i viktimës dyshohet të ketë vrarë një person në 2015

18:47 | 24/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detaje nga vrasja në Kurbin, djali i viktimës dyshohet të ketë vrarë një person në  2015

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vilëz, pranë qytetit të Laçit, ku pasditen e së hënës u regjistruan të shtëna me armë, duke shkaktuar vdekjen e 67-vjeçarit Dodë Mamli.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për çështje pronësie, megjithëse hetimet janë ende në fazat e para. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme për të zbuluar shkaqet dhe autorët e këtij krimi.

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit dhe katër grupe të Forcave Kombëtare të Sigurisë nga Njësia Shkodër. Policia dhe grupi hetimor po mbledhin prova dhe dëshmi për të zbardhur dinamikën e sulmit.

Ngjarja bëhet edhe më e ndërlikuar duke pasur parasysh të kaluarën kriminale të familjes Mamli. Djali i viktimës, Emrik Mamli, ka qenë autor i një tjetër ngjarjeje të rëndë në vitin 2015 në qendër të Mamurrasit, ku ka vrarë Naim Tafën dhe ka plagosur tre persona të tjerë. Sipas hetimeve të kohës, shkaku i asaj ngjarjeje ishte një konflikt i mbartur nga Italia, ku viktima i detyrohej autorit një shumë prej 250 mijë eurosh.

Banorët e zonës kanë shprehur shqetësimin për situatën dhe dyshojnë se konflikti mund të jetë i përsëritur nga probleme të mëparshme mbi pronësinë. Autoritetet po analizojnë mundësinë e ndërlidhjes së kësaj ngjarjeje me episode të mëhershme të dhunës në zonë.

Hetimet vijojnë intensivisht për të identifikuar autorët dhe për të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e kësaj vrasjeje.

Pas

Emri/ U qëllua për vdekje me armë zjarri, identifikohet 67-vjeçari që u vra në Kurbin

Para

Vrasja e të moshuarit në Kurbin/ Dyshime të forta për konflikt hasmërie! Djali i viktimës, autor i masakrës në Mamurras para 10 vitesh

Para
Emri/ U qëllua për vdekje me armë zjarri, identifikohet 67-vjeçari që u vra në Kurbin

Vrasja e të moshuarit në Kurbin/ Dyshime të forta për konflikt hasmërie! Djali i viktimës, autor i masakrës në Mamurras para 10 vitesh

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.