Për ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Lushnjë ku u masakrua deri në vdekje të 51-vjeçarja Natasha Kazanxhi mësohet se shkak është bërë xhelozia dhe konfliktet e vazhdueshme që kishte me burrin e saj.
Tajar Kazanxhi 55 vjeç goditi me sqepar bashkëshorten e tij, Natasha Kazanxhi 51 vjeç, në banesën e vajzës së saj, ku kishte shkuar pas konflikteve të vazhdueshme që kishin sëbashku.
Natasha ishte bashkëshortja e dytë e 55-vjeçarit dhe kishin rreth një vit që ishin martuar. Ata jetonin në shtëpinë e 55-vjeçarit në fshatin Plug ndërsa 51-vjeçarja kishte dhe dy fëmijë nga martesat e mëparshme të cilët jetojnë jashtë shtetit. Por ajo së fundi donte të largohej nga burri i saj dhe nuk donte të jetonte më me të. Madje ata kishin debatuar edhe disa orë para se të ndodhte krimi. Pas debatit Natasha u largua për në banesën e vajzës së saj por i irrituar 55-vjeçari e ndoqi atë nga pas dhe e qëlloi me sqepar duke e lënë të vdekur.
DETAJE:
Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe, e cila pasi u shtrua në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje, me pas humbi jeten, raporton policia.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post