Dy persona mendohet se kanë qenë autorët e vrasjes së 32-vjeçarit Refik Toro, i cili u ekzekutua sot rreth orës 18:00 në zonën e Skelës në Vlorë
Vrasësit qëlluan me kallashnikov viktimën kur ndodhej brenda makinës së tij. Autorët kanë qenë me një fuoristradë ‘Land Rover’ dhe u larguan më pas me shpejtësi nga vendngjarja.
Policia ka ngritur postblloqe për arrestimin e tyre. Ndërkohë, paraprakisht raportohet se viktima ka në pronësi një peshkarexhë.
Shkaqet e atentatit janë ende të paqarta, ndërsa policia është duket hetuar pistat e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi qytetin bregdetar. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”774″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]