Kanë dalë detaje të reja për zhdukjen e taksistit Faik Fezgaj nga Durrësi i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej mbrëmjes së djeshme. Makina e tij është gjendur e përmbysur në një kanal mes Kavajës dhe Rrogozhinës. Në të ndodhet një trup i pajetë i cili është i Faik Fezgajt. Ky trup është nxjerrë nga makina e taksistit.
Dyshohet se bëhet fjalë për një aksident pasi mjeti ka dalë nga rruga. Po kështu është nxjerrë nga kanali edhe makina. Trupi i pajetë është gjetur në taksi në vendin e shoferit. Pritet të bëhet kqyrja e automejetit dhe ekspertiza mjeko-ligjore për trupin e pajetë të 53-vjeçarit.
Ngjarja:
Familjarët e Faik Fezgaj kanë denoncuar në polici humbjen e tij. Sipas familjarëve 53-vjeçari ka humbur kontaktet me ata që prej ditës së djeshme. Personi i fundit që ka kontaktuar me Faik Fezgajn ka qënë vajza e tij. Ai punonte si taksist në stacionin e trenit në Durrës. Familjarët kanë kontaktuar me të mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:45 por telefoni rezultonte i fikur. Po kështu ata kanë deklaruar se ai ka dalë nga shtëpia për punë dhe nuk është kthyer më në banesë. Dy vajzat, gruaja dhe dhëndri kanë bërë denoncimin në polici mbrëmjen e djeshme në orën 21.30. Mësohet se taksisiti ka pasur me vete xhiron e tij ditore. Po kështu familjarët kanë frikës se mos 53-vjeçari është rrëmbyer. Faiku punonte si tasksist me mjetin tip Benz, në ngjtyrë blu me targa Dr 443 AA.
Kolegët e tij kanë deklaruar se shoku i tyre deri më tani është grabitur dy herë dhe se ata kanë frikë për këtë zhdukje të kolegut. (J.V/Shuplaka)