Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë ku mbetën të vdekur dy persona në fshatin Gjorm.
Sipas ‘Fax News’ viktima Mariglen Mema, babai i dy fëmijëve që shihni në foto, një djali dhe një vajze, 4 dhe 6 vjeç ishte kthyer nga Greqia për të festuar festat e fundvitit pranë familjes së tij, ndërsa do të kthehej sërish në Greqi për të punuar.
Por pas një konflikti banal të momentit gjeti vdekjen pasi u qëllua me breshëri automatiku nga Artion Shenaj i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi.
Memaj ka qenë në lokal kur është qëlluar nga Shenaj, për të cilin dyshohet se ka qenë me probleme mendore.
Burime për ‘Fax News’ thonë se autori Artion Shenaj dhe viktima Mariglen Memaj nuk kishin konflikte të mëparshme. Shenaj kishte tre ditë që kishte dalë nga burgu.
Vendi i ngjarjes
Artion Shenaj pas vrasjes është larguar dhe është gjetur i vdekur në banesën e xhaxhait të tij ku dyshohet se ka vrarë veten.
NJOFTIMI I POLICISË:
Informacion paraprak
Në fshatin Gjormë në një lokal shtetasi A.Sh., rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur shtetasin M.M., 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.
Shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(B.H/Faxweb)