Forcat xheniere të mbërritura nga Tirana në Vlorë ende nuk kanë ndërhyrë për të çaktivizuar lëndën e dyshuar si plasësë në mjetin tip BMW pranë drejtorisë së policisë në Vlorë. Shkak për këtë është bërë mungesa e çelësave të automjetit. Nga dëshmia e pronarit të automjetit lënda e dyshuar është gjetur në sediljen e parë të pasagjerit.
Dëshmia e tij ka ardhur pasi është ndaluar gjatë natës nga policia e Fierit në një kontroll rutinë.
Atij i është gjetur nje pistoletë me 7 fishekë. Pasi është shoqëruar ka thënë se ka ikur nga Vlora sepse i kanë vendosur tritol makinës së vëllait.
Pronari i automjetit nuk është i njohur në lagje pasi ka pak kohë që është vendosur aty ku jeton me të dashurën e tij.
Pakoja e dyshimtë është pikasur nga pronari pranë automjetit tip BMV me targë AA895 në lagjen Kushtrimi. Menjëherë është lajmëruar policia e Vlorës, e cila ka rrethuar zonën.
(B.H/Faxweb)