Nga dalë detaje të reja nga sheri në Sarandë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm ku ngelën 3 persona të plagosur.
Mësohet se Alban Baxheri, i plagosuri më rendë është dërguar në spital në Janinë dhe dyshohet të jetë qëlluar nga 3 shtetas të tjerë.
Ndërsa i plagosuri tjetër është pjesë e grupit prej 3 vetash që kanë goditur Baxherin. Po kështu në ngjarje është përdorur thikë, shkop bejsbolli madje dhe gozhda. Gjendja e Baxherit vazhdon e rendë dhe ndodhet në spitalin e Janinës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 17.08.2017, rreth orës 23:30, në Sallën Operative Sarandë ka ardhur një njoftim se në lagjen “Nr.1”, pranë gjykatës, janë duke u konfliktuar fizikisht, disa shtetas.
Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka konstatuar se ishin konfliktuar me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit A.L., A.S dhe F.T., me shtetasin A.B.
(J.V/Shuplaka)