Vijon djegia e automjeteve në qytetin e Vlorës, duke e shndërruar në një fenomen mjaft shqetësues. Një tjetër automjet është djegur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë.
Sipas burimeve, nje automjet i tipit ‘Mercedes Benz’ me targa AA 928 TZ është djegur rreth ores 05:00 të mengjesit.
Policia dhe zjarrfikëset kanë shkur në vendngjarje por ka qenë e pamundur shuarja e flakëve në kohë dhe për pasojë mjeti është djegur totalisht.
Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme, me lëndë djegëse të llojit benzinë.
Faxweb mëson se mjeti është në pronësi të një punonjësi të ALUIZNIT Luan Beqiri.
Nuk dihen ende autorët apo shkaqet e rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)