Ditën e sotme policia shqiptare ka njoftuar arrestimin në Gjermani të Arbër Çekajt, pronari i kompanise Arbri Garden e cila ishte porositësja e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda të cilit u kap 613 kilogramë.
DETAJE NGA ARRESTIMI
Burime për ABC News thonë se ai kishte ndryshuar identitetin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen, duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.
Ai u gjet i fshehur në një banesë dykatëshe dhe gjatë momentit të arrestimit mësohet se nuk bëri rezistencë.
Burime nga grupi hetimor pohojnë për ABC News, se dy javë më parë në Berlin të Gjermanisë kishin shkuar oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët bashkë me homologët e tyre, bënë të mundur lokalizimin e më pas prangosjen e Arbër Çekaj.
NJOFTIMI I POLICISE
Ne kuader te bashkepunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht ate Gjermane eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.
Arber çekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kiader te operacionit “last snoë”.
U shkembye informacion ne kohe rekord midis Policise se Shtetit dhe agjensive te tjera si dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda.
Ky shtetas eshte kapur ne nje province prane Dysedorfit