Atentati mafioz ndaj gazetares malteze Dafne Karuana Galicia mund të ketë dorën e elementëve kriminalë shqiptarë.
Hetuesit besojnë se dy nga “kriminelët më të rrezikshëm të Maltës” mund të kenë përdorur kontaktet e tyre nga Shqiptëria për të blerë një pjesë të bombës të përdorur për të vrarë gazetaren Daphne Caruana Galizia.
Burime për media e njohur në Maltë “Sunday Times of Malta’’ thanë se dy vëllezërit të akuzuar si porositësit e vrasjes së Galicias në 16 tetor 2017 mund të kenë shfrytëzuar kontakte me disa elementë të botës së krimit të organizuar në Shqipëri, teksa pajisja e përdorur për shpërthimin e bombës vjen nga Europa Lindore.
Ky model pajisjeje komanduese është përdorur dhe në atentatin e shkurtit të 2017 ku u vra biznesmeni kontravers maltez Romeo Bone. Dyshohet se këto lloj instrumentesh qarkullojnë dhe në Shqipëri.
Këto të dhëna u publikuan nga një hetim të kryer në Itali. Gazetarja Dafne Galicia njhej për aktivitetin e saj denoncues të korrupsionit në nivelet e larta të shtetit maltez. Vrasja e saj ngjalli indinjatë në mediat europiane dhe botërore.
Discussion about this post