15:35 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detaje të reja/ Gjetja e kufomës së dekompozuar në Fier, dyshohet se është vrarë duke u qëlluar me mjete prerëse

21:46 | 08/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjendet një kufomë e dekompozuar në Fier, dyshimet e para të policisë (VIDEO)

Fax News raporton se ka qenë një hetim disa mujor i policisë së Fierit  që ka çuar në zbulimin e kufomës së dekompozuar në një kanal në fshatin Daullas të Bashkisë Fier. Mësohet se hetimet janë kryer për zbulimin e vendndodhjes së personave që janë denoncuar nga familjarët si të zhdukur. Në këtë rast, bazuar në informacione operative, ka pasur dyshime se një  person i denoncuar nga familjarët si i zhdukur në muajin qershor, mund të ishte vrarë.

Mësohet se falë hetimeve speciale janë siguruar të dhëna për vendodhjen e mundshme të eshtrave të një personi të zhdukur rreth 9 muaj më parë, që mendohet të jetë i seksit mashkull, rreth 34-35 vjeç. Gjithashtu, mësohet se gjatë dy ditëve të fundit janë shoqëruar persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen si edhe një person që mund të jetë i përfshirë.

Pasdite e sotme, në fshatin Daullas të Fierit, policia gjeti kufomën e dekompozuar të një personi. Eshtrat gjendeshin të mbështjella me një batanije. Në kanal, aty pranë u gjet edhe  një valixhe. Nga keqyrja paraprake dyshohet se viktima është qelluar me mjete prerëse dhe trupi mund të jetë gjymtuar. Pritet kryerja e ekspertizës mjeko ligjore dhe e ADN për të konkluduar zyrtarisht në identitetin e viktimës. Policia në bashkëpunim me prokurorinë janë duke punuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: dekompozimikufoma
Pas

“Qeveria ka dhe punë të tjera,” Meta: Më takon t’i kushtoj rëndësi çdo detaji…

Para

“Vendimi i Kushtetueses, doktrinë për çdo marrëveshje”, Meta: Ja shqetësimi im..

Para
“Vendimi i Kushtetueses, doktrinë për çdo marrëveshje”, Meta: Ja shqetësimi im..

“Vendimi i Kushtetueses, doktrinë për çdo marrëveshje”, Meta: Ja shqetësimi im..

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Fëmijët tanë po vdesin”, Gaza s’ka bukë e as ujë, 14 mijë foshnje rrezikojnë të vdesin

Kanadaja nis bisedimet me SHBA për t’u bashkuar me sistemin mbrojtës “Kupola e artë”

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Turqia “injoron” kundërshtimet e Greqisë dhe Qipros, Ankaraja gati të bashkohet me programet e mbrojtjes të BE-së

Ish-deputeti izraelit i ekstremit të djathtë: “Çdo fëmijë, çdo foshnjë në Gaza është armik”

Në sulmet izraelite në Gaza në 10 ditët e fundit janë vrarë 815 palestinezë

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, në fokus investimet rreth 6 miliardë euro

Ilir Alimehmeti në Fax News: “Zgjedhjet nuk ishin të lira, sistemi elektoral penalizon opozitën dhe partitë e vogla

Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

Lumenj droge e eurosh mes Amerikës Latine, Europës dhe Shqipërisë/ Zbardhet dosja italiane për operacioni “Ura”! 14 nga emrat për të cilët u urdhërua arrestimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.