Fax News mëson detaje të reja nga infektimi i një infermiereje të spitalit të Lezhës me Covid 19.
Burime bëjnë me dije se para disa ditësh ajo ka pasur kontakt me një pacient që kishte ardhur nga Italia, i cili nuk kishte paraqitur shenja klinike të sëmundjes, pavarësisht se mund të ketë qenë i infektuar.
Dyshimet janë se numri i personave në radhët e bluzave të bardha të spitalit të Lezhës, që mund të jetë prekur nga koronavirusi të jetë më i madh, ndërkohë që pritet që të bëhen testime për kontaktet e afërta të infermieres.