Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ballshin dhe opinionin publik në tërësi, ku një 34-vjeçar, konkretisht Gazment Musta, ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçare dhe kunatën 18 vjeçe.
Burime bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur për arsye banale, pasi 31-vjeçarja kishte shprehur dëshirën që të shkonte në familjen e prindërve për vizitë për festa, por 34-vjeçari nuk ka pranuar, ndërsa situata ka agravuar në vrasjen e saj.
Po ashtu mësohet se 18-vjeçarja kishte shkuar për vizitë me rastin e festës së Vitit të Ri, por që edhe ajo nuk ka arritur të shpëtoj nga sulmi me thikë.
Policia shprehet në komunikatën e saj se 34-vjeçari ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur ka kryer vrasjet, ndërsa thuhet se ai punonte në Greqi dhe ishte kthyer në familje për festa.
Dy viktimat janë Gentiana Caushaj dhe Merisa Caushaj, ndërsa krimi është kryer në sy të fëmijëve.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër
Informacion paraprak
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post