Të paktën pesë persona janë vrarë pasi një agresor i armatosur kreu një masakër pasditen e djeshme në Plymouth të Mbretërise së Bashkuar para se të kthente vriste veten, raportojnë mediat britanike.
Policia e armatosur, Njësia e Reagimit në Zonën e Rrezikshme (HART), Shërbimi Ajror i Policisë Kombëtare dhe rreth tre ambulanca ajrore shkuan në vendin e ngjarjes së ‘incidentit serioz dhe tragjik’ në North Prospect pas raporteve të ‘goditjeve të forta’ dhe ‘të shtënave me armë’ në Biddick Drive pas orës 6 pasdite.
Disa nga të afërmit e agresorit, përfshirë nënën e tij, dhe pjesëtarë të palidhur të publikut besohet se janë në mesin e të vdekurve, kurse dëshmitarët pohuan se edhe një fëmijë i vogël ishte vrarë.
Policia konfirmoi se kishte “një numër viktimash në vendngjarje”, me persona të tjerë të plagosur dhe që kishin nevojë për trajtim pas masakrës. Zona tani është e rrethuar dhe situata është ‘e kontrolluar’, shtoi forca.
Vendasit u paralajmëruan të qëndrojnë brenda, teksa efektivët e policisë dhe mjekët shkuan në incidentin në zonën Keyham sonte, ndërsa deputeti Luke Pollard i përshkroi skenat tronditëse si ‘një ditë shumë të zymtë për qytetin tonë dhe komunitetin tonë’.
Incidenti, i cili është i pari në Britani që përfshin një ‘sulmues aktiv’ për 11 vjet, nuk është ‘i lidhur me terrorin’, tha deputeti i Plymouth, Johnny Mercer.
Nga ana e saj, Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha: “Incidenti në Plymouth është tronditës dhe mendimet e mia janë me ata që janë prekur. Unë kam folur me shefin e policisë dhe kam ofruar mbështetjen time të plotë”.