Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë në Greqi, ku ish-kryeministri grek Lucas Papademos dhe shoferi i tij mbetën të plagosur.
Sipas mediave greke, në automjetin me të cilin udhëtonte ish-kryeministri, ndodhet një zarf letër, të cilin Papademos e kishte marrë në dorë dhe pasi kishte kuptuar se brenda tij ndodhej një bombë e kishte flakur në dysheme.
Pasi bomba është përplasur në dysheme ajo ka shpërthyer duke plagosur kështu si rezultat ish-kryeministrin dhe shoferin e tij.
Po ashtu mësohet se ish-kryeministri është plagosur më së shumti në duar, këmbë dhe bark. Nga mediat greke atentati po konsiderohet si sulm terrorist. Papademos ka qënë kryeministër i qeverisë teknike nga viti 2011-2012. (D.D/Shuplaka)